Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tepelenës pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht vëllain e tij.
Burime për uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi Qëndrim Çuna banues në Tepelenë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij shtetasit, Helidon Çuna, 48-vjeç, duke thyer urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë Tepelenë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin Q. Ç., 49 vjeç, banues në Tepelenë.
Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit H. Ç, 48 vjeç, banues në Vlorë, duke thyer urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.