Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Dhunoi Policët teksa po e shoqëronin, arrestohet 32 vjeçari në Vlorë, procedohet e dashura që i doli në mbrojtje

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 32 vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës dhe e dashura e tij u procedua penalisht, pasi mbrëmjen e djeshme goditën efektivët për shkak të detyrës.

Uniformat blu të Vlorës bëjnë  me dije se në pranga ka rënë shtetasi shtetasi Sh. A., dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasja K. U.

32 vjeçari dhe e reja kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të penguar shoqërimin në Komisariat.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë

Kundërshtuan dhe goditën për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë, vihet në pranga 32-vjeçari, procedohet në gjendje të lirë shtetasja që e shoqëronte. Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, gjatë patrullimit në sektor, në bulevardin “Ismail Qemali”, kanë konstatuar një automjet tip “Kia”, drejtuesi i të cilit kreu parakalim të gabuar, duke shkelur normat e Kodit Rrugor. Menjëherë pas evidentimit, është bërë ndalimi i tij, për të vijuar me tej me verifikimet nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor.

Gjatë komunikimit të shkeljes së konstatuar, drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. A., së bashku me shtetasen K. U., e cila e shoqëronte, kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të penguar shoqërimin në Komisariat. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. A., 32 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen K. U., 31 vjeçe, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësve të Policisë së rendit publik”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img