Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhunoi për vdekje 52-vjeçarin që po i vidhte pulat, lihet në burg i riu

Shkruar nga Newsbomb
Dhunoi për vdekje 52-vjeçarin që po i vidhte pulat, lihet

Është dhënë masa arrest me burg për 22-vjeçarin që dhunoi për vdekje 52-vjeçarin Lefter Brisku.

22-vjeçari Bjorni Shushashi ka shkuar në Gjykatën e Beratit në masë të rrepta sigurie. Ai para togave të zeza ka thënë se ndodhej i vetëm në shtëpi dhe se kishtë dëgjuar zhurmë jashtë dhe ishte friksuar.

Në ato momente është konfliktuar me të, ndërsa më pas ka njoftuar policinë për ngjarjen.

Kujtojmë që pak javë më parë Brisku shkoi në banesën e Shushashit për të grabitur pula, por që ëhstë pikasur nga 22-vjeçari, i cili e ka dhunuar barbarisht. 52-vjeçari që qëndroi i shtruar në spitalën e Traumës për disa ditë, ku edhe ndërroi jetë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu