
Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet se ka dhunuar duke plagosur rëndë partneren e tij.
Bëhet me dije se është arrestuar 25-vjeçari shqiptar, i cili ka dhunuar 35-vjeçaren me origjinë nga Moldavia.
Autori ka hyrë nga një derë e hapur ballkoni dhe ka sulmuar 35-vjeçaren, duke e goditur në kokë dhe duke i shkaktuar plagë të shumtë. 35-vjeçarja është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës. Kanë qenë fqinjët që kanë dëgjuar zëra dhe kanë lajmëruar policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje.
25-vjeçari pas ngjarjes u zhduk, por arratia ka zgjatur pak pasi tashmë është në duar e policisë dhe pritet të dalë para gjykatës.
Sondazh
Poll