Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dhunoi nënën fizikisht dhe psikologjikisht, arrestohet 37-vjeçari Mustafa Lelaj; i shpallur në kërkim dhe i dënuar me burg

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka arrestuar 37-vjeçarin Mustafa Lelaj, pasi ishte në kërkim dhe ishte dënuar me 6 muaj burg për veprën penale dhunë në familje.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës së tij.

Ndërkaq, po ashtu u arrestuan në flagrancë edhe tre persona që drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe pa lejen përkatëse.

Njoftimi i Policisë

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Në pranga edhe 3 drejtues mjetesh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim Mustafa Lelaj, 37 vjeç, banues në Vlorë, të cilin Gjykata e Shkallës së parë Vlorë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penal “Dhune në familje”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës së tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K., 40 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

M., 26 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

V., 42 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa lejen përkatëse.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll