Tirana
heavy intensity rain
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
88 %
2.1kmh
40 %
Mër
19 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
26 °
E mërkurë, 31 Maj, 2023

Dhunoi nënën, arrestohet 28-vjeçari në Durrës

Lajme të ngjashëm

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike apo dhunë në familje.

Në pranga ka rënë shtetasi D. H., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, si dhe shtetasi O. K., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Njoftimi i policisë së Durrësit:

Vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin O. K., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Më shumë