Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Dhunoi mjekun në Lezhë, vetëdorëzohet në polici 24-vjeçari

spot_img

Lajme të ngjashëm

Vetëdorëzohet në policinë e Lezhës 24-vjeçari autor i dhunës ndaj mjekut dermatolog, Zef Doda.

Eduart Lleshi është dorëzuar në polici disa orë pas ngjarjes së rëndë, dhe ka pranuar se e ka dhunuar mjekun Doda duke e qëlluar disa herë me grushte pasi ka debatuar. Lleshi pretendon se mjeku ishte i dehur dhe nuk i ka shërbyer.

Dyshohet se mjeku është qëlluar edhe me sende të forta pasi ka dëmtime të rënda në kokë. Mjeku Zef Doda u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë ku qëndron nën kontrollin e kolegëve të tij.

Informacion nga Policia:

Në vijim të informacionit paraprak ku u shpall në kërkim shtetasi E.Ll. vjeç 24, banues në Lezhë, i dyshuar si autori i goditjes fizike për shkak të detyrës të një mjeku në Spitalin Rajonal Lezhë, rreth orës 18.00 u bë arrestimi i tij për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës  së Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img