Ish-sulmuesi i Partizanit Theophilius Solomon është arrestuar pasditen e sotme në Gjilan, Kosovë, pasi ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. 27-vjeçari nigerian akuzohet për dhunimin e ish-të dashurës në vitin 2021 dhe duket se ende nuk i ka mbyllur llogaritë me akuzat.
Për arrestimin e 27-vjeçarit nigerian ka ndërhyrë “FAST Kosova” pas kërkesës së Interpol dhe Europol dhe Policia ka zbatuar urdhërin e arrestimit. Mësohet se ai është denoncuar më 17 shkurt nga e dashura e tij e identifikuar me inicialet E.P për dhunë në familje.
Pritet që Solomon të vendoset para përgjegjësisë pasi kur luante me Partizanin në Superligë (2019-2021) ka qenë në telashe dhe për shumë javë qëndroi pas hekurave pas dhunimit të ish-të dashurës. Ndërkohë ai ka depozituar një kërkesë në Apel duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.