Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dhunoi fizikisht një 55-vjeçar, arrestohet autori në Lezhë  

Shkruar nga Newsbomb

Alfred Prendi ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se dhunuar fizikisht një 55-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit në Lezhë. Uniformat blu bëjnë me dije se Prendi akuzohet për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrim prone”.

Alfred Prendi dhe 55-vjeçari kishin konflikte të mëparshme dhe në momentin që janë shkëmbyer të dy në rrugë me automjete, autori me qëllim i ka goditur mjetin 55-vjeçarit, si dhe më pas ka dalë nga makina duke e dhunuar fizikisht.

I lënduari ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese