Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhunoi fermerin, SHÇBA pezullon nga detyra efektivin e Policisë në Lushnjë

Shkruar nga Newsbomb
Dhunoi fermerin, SHÇBA pezullon nga detyra efektivin e Policisë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka pezulluar nga detyra punonjësin e policisë në Lushnjë. Ky vendim ka ardhur pasi ka dhunuar qytetarin, Amarildo Hoxha.

Ky vendim ka ardhur pas denoncimit të qytetarit Amarildo Hoxha i cili pretendonte se efektivi i policisë kishte ushtruar dhunë mbi të.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi pak ditë më parë në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, Lushnje. Amarildo Hoxha, tregtar në këtë zonë, tregoi për mediat dhunën brutale që punonjës të policisë kishin ushtruar ndaj tij.

Njoftimi i plotë:

Lushnje - Pezullohet punonjësi i Policisë për veprime arbitrare

SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, më datë 28.10.2021 ka ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë në Komisariatin e Policisë Lushnje, Inspektor B.SH.

Hetimi në bashkëpunim të ngushtë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprën penale “Kryerje e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal, pas ankesës së shtetasit A.H., i cili ka deklaruar se është dhunuar nga punonjës policie në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, Lushnje.

Hetimet po vijojnë.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu