Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
66 %
3.1kmh
90 %
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
13 °
Hën
11 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Dhunoi fëmijën 3 vjeç të bashkëjetueses, prokuroria përfundon hetimet për njerkun Alfred Kazanxhi

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7709bc59199fd4d744c828523fbf0fb0

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet në lidhje me çështjen e dhunimit të 3-vjeçarit, nga njerku i tij, Alfred Kazanxhi.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 24 prill të këtij viti. Fëmija u shtrua në spital me fraktura të shumta në trup dhe brinjë të thyer, ndërsa fatmirësisht i shpëtoi dhunës së njerkut.

Alfred Kazanxhi, u arrestua dhe aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”.  Ai akuzohet se ka dhunuar dhe keqtrajtuar fëmijën 3 vjeçar të bashkëjetueses.

Në atë periudhë u raportua Kazanxhi e ka dhunuar fëmijën në kohën që nëna e tij kishte shkuar për të bërë pazar.

Alfred Kazanxhi ka mohuar akuzat për dhunë ndaj 3 vjeçarit, duke u shprehur në gjykatë se i mituri kishte rënë nga divani, por gjykatësi nuk e ka marrë parasysh deklaratën e tij, duke e lënë në burg.

Tashmë pritet seanca paraprake në Gjykatën Penale të Tiranës, e cila do të vendosë për kalimin në gjykim të dosjes me të pandehurin Kazanxhi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img