Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1kmh
0 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
9 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Dhunoi dhe pengoi vajzat të shkojnë në shkollë, kush është babai mysliman që kërcënoi për vdekje policët sot në Kamëz (AKUZAT- PËRBALLJA SI NË FILMA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Zbardhen detaje të reja nga përplasja me armë si në filma, mes policisë dhe kryefamiljarit Ronald Kryemadhi në Kamëz, gjatë ditës së sotme.

Kryemadhi akuzohej për dhunë në familje pasi pengonte fëmijët të shkonin në shkollë me pretendimin se ata i shkollonte Allahu. 

Policia ka shkuar ditën e sotme në shtëpinë  e tij për ta shoqëruar në Gjykatë lidhur me veprën penale që rëndon mbi të, por ai ka ka nxjerrë kalashnikovin dhe pistoletën dhe i kërcënuar për vdekje efektivët nëse do ti afrohen.

Kryemadhi rreth 1 vit më parë është akuzuar për dhunë në familje, ndaj fëmijëve dhe se i ka penguar ata të shkojnë në shkollë.

Mbi të rëndojnë veprat penale “Keqtrajtimit të të miturve”, pasi ka dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht dy vajzat e tij R.K dhe K.K. Procesi gjyqësor ndaj tij vijon dhe pritet që në ditët në vijim të ketë një vendimmarrje për këtë çështje.

Sakaq dyshohet se Kryemadhi i cili i përket besimit Mysliman, është me bindje ekstreme, dhe se i pengonte fëmijët të mësonin me pretendimin se ata i shkollonte Allahu. 

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/policia-zbardh-ngjarjen-s-lejonte-femijet-te-shkojne-ne-shkolle-efektivet-i-shkojne-ne-shtepi-por-ai-i-kercenon-me-vdekje-si-u-vetedorezua-autori-emri-detaje-208893

 ekstremisti-600x440.jpg

Më shumë




spot_img








spot_img