Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhunoi dhe mbyllte gruan në banesë, gjykata lë në burg 34-vjeçarin Asqeri Mandri

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për rastin e rëndë të 34-vjeçarit i cili u denoncua nga gruaja e tij për dhunë dhe se e mbante mbyllur me dhunë në banesë.

Apeli ka lënë në burg Asqeri Mandrin, i cili ra në pranga ditë me parë për akuzën e dhunës ne familje.

Në dëshminë që ka dhënë gjatë seancës, ai ka thënë se kamerat e sigurisë i ka vendosur në banesë për të parë gruan dhe fëmijët pasi ishte jashtë shtetit.

“Kamerat e sigurisë i kam vendosur në banesë për të parë gruan dhe fëmijët pasi isha jashtë shtetit. Kemi patur debate, por jo dhunë.”

Ne foto: Asqeri Mandri Ne foto: Asqeri Mandri

Konfliktet në çift sipas tij kane nisur pasi  bashkëshortja i thoshte që të ikte të punonte natën si roje.

Në deklaratën e tij para uniformave blu Mandri është shprehur se monitoronte bashkëshorten se “kështu ma dha truri”.  Ndërsa, bashkëshortja e tij ka thënë para hetuesve se pas kthimit nga Gjermania 34-vjeçari kishte shfaqur shenja të theksuara xhelozie dhe se përgjatë gjithë kohës e akuzonte për tradhti.

Bashkëshortja e 34-vjeçarit dëshmoi në polici dhe tregoi se burri i saj kishte qenë vazhdimisht xheloz, por që pas kthimit nga Gjermania ishte bërë edhe më agresiv. Ajo ka thënë gjithashtu se bashkëshorti i saj ishte i varur nga bixhozi.

34-vjeçari e dhunonte bashkëshorten në sy të fëmijëve, vëllait dhe nënës së tij, por këta dy të fundit edhe pse në moshë madhore janë munduar t’i fshehin këto episode.

Pas arrestimit, familjarët e Asqeri Mandrit pretendojnë se ai ka shfaqur probleme të shëndetit mendor të cilat do të vlerësohen nga një ekspert mjekoligjor.

Pamje nga ambientet brenda shtepise Pamje nga ambientet brenda shtepise

Lexo edhe: Momenti kur Asqeri Mandri ndërpret lojën me fëmijët për të rrahur bashkëshorten

Lexo edhe: “Ma dha truri”, ky është Asqeri Mandri babai i 4 fëmijëve që ruante gruan me kamera

Lexo edhe: “Big Brother” në Institut, Asqeri Mandri monitoronte gruan me kamera

Lexo edhe: Kamera në çdo cep të shtëpisë, flet nëna e Mandrit: Ishte xheloz, nusja e tradhtonte

Asqeri Mandri, baba i katër fëmijëve është 34-vjeçari që u arrestua nga policia, pasi kishte “ngujuar” bashkëshorten në shtëpi, ushtronte dhunë ndaj saj si edhe e monitoronte nga kamerat e sigurisë që kishte vendosur në banesë.

Bashkëshorti dhunues kishte vetëm 6 muaj që ishte kthyer nga Gjermania. Sapo kishte ardhur në Shqipëri 34-vjeçari kishte vendosur kamera në të gjitha ambientet e banesës së tij në “Kodër Institut”. Pre e dhunës së vazhdueshme të Mandrit nuk ka rënë vetëm bashkëshortja e tij, por edhe 4 fëmijët e çiftit. Denoncimin në polici mësohet se e ka bërë vetë e reja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese