Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Dhunoi dhe i vodhi mjetin një personi, 40-vjeçari në polici: I shita makinën, por nuk më dha lekët

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

07752772638ea653dc098e041e8a2514

Zbardhet ngjarja ku një 40-vjeçar kanosi me armë një personi dhe i mori makinën.

Është arrestuar Bled Çela 40 vjeç, banues në në fshatin Arrameras, Fushë Krujë.

Bëhet me dije se Bled Çela i ka shitur makinë një 41-vjeçari dhe ky i fundit nuk i ka dhënë paratë.

Çela ka treguar se debati ka nisur për boxhin e makinës, ky i fundit fundit kishte marrë në telefon 41-vjeçarin dhe i kështë kërkuar lekët, 41 vjeçari kishte shkuar në banesën e Çelës dhe ishin konfliktuar.

“I shita makinën 41 vjeçarit, por nuk më dha lekët. E mora në telefon për lekët dhe 41 vjeçari më erdhi në shtëpi. Pas debatit në shtëpinë time ai mori policinë në telefon. 41-vjeçari më denoncoi se e kanosa me pistoletë,” ka thënë çela në polici.

Njoftimi i policisë:

Dyshohet se e kanosi me armë zjarri një shtetas dhe më pas i vodhi mjetin, arrestohet nga Policia autori i dyshuar.

40-vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 23.12.2020, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin V. B., 41 vjeç, e më pas i ka vjedhur mjetin tip “Opel”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. Ç., kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin tip “Opel”, si dhe kanë konstatuar se ky shtetas po ndërtonte një objekt në pronën e tij, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Ndërtim i paligjshëm”, “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img