Hapësire reklamuese

Rajoni

Dhunoi dhe grabiti një prostitutë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Policia italiane ka arrestuar një 25-vjeçar me origjinë shqiptare, pasi dyshohet se ka dhunuar e grabitur një prostitutë në vendin fqinj. Identiteti i tyre nuk bëhet me dije.

Mediat italiane shkruajnë se gruaja me nënshtetësi të huaj, lajmëroi karabinierët se ajo kishte hipur në makinë me një të ri, për të kryer marrëdhënie seksuale, por sipas saj, ai nisi ta sulmojë dhe t’i kërkojë para.

Më pas thuhet se i riu i mori gruas çantën brenda së cilës kishte 100 euro dhe kartën e identitetit. Bazuar në përshkrimin e gruas, efektivët nisën menjëherë kërkimet dhe ranë në gjurmët e 25-vjeçarit.

Policia mari mbrapsht sasinë e parave dhe mjetin e identifikimit dhe ia ktheu gruas, ndërsa shqiptari u shoqërua për në ambientet e policisë, gjithashtu edhe gruaja, për ushtrim të paligjshëm prostitucioni.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll