Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhunoi deri në vdekje 18-vjeçaren, arrestohet autori Dardan Krivaqa

Shkruar nga Newsbomb

Autori i dyshuar kryesorë për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, Dardan Krivaqa ka rënë në prangat e policisë.

Lajmine  ka bërë të ditur zyrtari i i Policisë në Ferizaj, Mehmet Alihajdini. Ai ka thënë se i dyshuari është arrestuar para pesë minutave dhe Policia do të dalë me komunikatë për media me më shumë detaje.

Vrasja e 18 vjeçares Marigona Osmani në Kosovë nga dy të rinj ka shkaktuar jo pak revoltë te qytetarët, të cilët sot me pankarta në duar po zhvillojnë një protestë në Ferizaj.

Në numër i madh qytetarësh me pankarta në duar me mbishkrimin “drejtësi për gratë e vrara”,  marshojnë rrugëve, teksa u bëjnë thirrje institucioneve që të dënojnë autorët dhe të mbrojnë gratë e vajzat.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Ferizaj të Kosovës ku 18-vjeçarja u dhunua për vdekje nga dy të rinj dhe më pas u braktis në dyert e spitalit pa shenja jete.

Policia e Kosovës bëri të mundur arrestimin e një prej të rinjve, ditën e djeshme, ndërsa pak minuta më parë është arrestuar edhe Dardan Krivaqan, i cili rezulton të jetë dhe bashkëshorti i së resë.

Momenti i arrestimit

Lexo edhe: Behgjet Pacolli ofron shpërblim për atë që jep informacion për vrasësin e 18-vjeçares: Si baba i tre vajzave, jam i trishtuar! Kjo është më e pakta për Marigonën

Lexo edhe: Flasin të afërmit e 18-vjeçares që u la e pajetë para spitalit: Mbesa dhe autori janë martuar para dy muajsh, vajza s’tregonte…

Lexo edhe: “Kriminel, qelbësirë”, komentuesit “masakrojnë” në rrjetet sociale 29-vjeçarin që vrau bashkjetuesen e tij: Një herë tjetër ka tentuar të vrasë…

Lexo edhe: DEL FOTOJA/ Vrau bashkëjetuesen 18-vjeçare, ky është autori i shpallur në kërkim

Lexo edhe: Kjo është 18-vjeçarja që u vra nga bashkëjetuesi dhe shoku i tij

Lexo edhe:U dërgua e pajetë në spital, 18-vjeçarja bashkjetonte me njërin nga të dyshuarit, Policia: E keqtrajtuar fizikish, e reja kishte plagë të shumta

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll