Hapësire reklamuese

Politikë

Dhunoi biznesmenin e njohur, Luçiano Boçi “i kthehet” Ramës: Grushtet janë simbolike, ti do marrësh 1 milion

Shkruar nga Newsbomb

Ish-deputeti i PD-së që dhunoi biznesmenin e njohur Gjergj Luca, thotë se telefoni që duket teksa e merr në videon e përplasjes është i tiji, dhe jo i Lucës, siç tha Rama sot.

Boçi thotë se grushtet ndaj biznesmenit të njohur janë “përgjigjja simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës”.

Reagimi i Boçit:

Rama vazhdon të luajë lojën e “telefonit të prishur” me video të prishur!

Telefonin tim e quan të Llucës.

E thotë, kur e di shumë mirë, po shumë mirë ama, që Luca e ka vetë telefonin.

Është siguruar 1000 herë për këtë.

Të bënte vaki ta kisha unë atë tel dhe të mund të publikoja ç’mund të kishte ai brenda, nuk do bënim zgjedhje fare.

Kushedi ku do përfundonte Rama!?

Grushtet janë përgjigjja simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës.

Në 25 prill do marrësh një milion grushte!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.