Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Dhunoi bashkëshorten dhe djalin e mitur, “tërbohet” 43-vjeçari nga Lushnja, hedh nga ballkoni orenditë e shtëpisë dhe shkatërron dy makina (DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 43-vjeçar ka rënë në pranga e policisë së Lushnjes pasi akuzohet për “dhunë në familje”.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasin B. B., 43 vjeç, banues në Lushnjë. Personi në fjalë ka dhunuar bashkëshorten dhe djalin e mitur.

Po sikur të mos mjaftonte me kaq pasi ka dhunuar bashkëshorten, ai ka hedhur nga ballkoni orenditë shtëpiake duke dëmtuar një “Benz” dhe “Nisan”, në pronësi të shtetasve K. Rr dhe I. N., të cilët ishin të parkuar poshtë pallatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases A. P., 39 vjeçe, si dhe ndaj djalit të tij të mitur 13 vjeç. Gjithashtu, ky shtetas ka hedhur nga ballkoni i katit të pestë ku banonte, disa sende dhe orendi shtëpiake, duke dëmtuar automjetet tip “Benz” dhe “Nisan”, në pronësi të shtetasve K. Rr dhe I. N., të cilët ishin të parkuar poshtë pallatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Më shumë

spot_img
spot_img