Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhunoi bashkëshorten dhe djalin 14 vjeç, shpallet në kërkim 50-vjeçari në Fier

Shkruar nga Newsbomb
Dhunoi bashkëshorten dhe djalin 14 vjeç, shpallet në

Një 50-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij të mitur, 14 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se në kërkim është shpallur shtetasi me ininciale H.D banues në Frakull e Madhe të Fierit,  pasi prej kohësh ai ushtronte dhunë ndaj tyre.

Gjithashtu ëeshtë proceduar penalisht shtetasi B.R, 24 vjeç i cili në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar te banesa e nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier proceduan penalisht edhe shtetasin P.V, 46 vjeç pasi duke drejtuar automjetin tip "Shevrolet" ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjet 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Fier

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit H. D., 50 vjeç, banues në Frakull e Madhe, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tij të mitur 14 vjeç.

-Po nga këto struktura, u procedua penalisht shtetasi B. R., 24 vjeç, banues në Fier, i cili në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar te banesa e nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin P. V., 46 vjeç, banues në Ballsh pasi duke drejtuar automjetin tip "Shevrolet" ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjet 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll