Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Dhunoi adoleshentin se doli pa leje gjatë karantinës, polici dënohet me 4 muaj burg, nëna e djalit: Jam e pakënaqur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 4 muaj burg efektivin e policisë Glen Ndreu, i cili dhunoi adoleshentin Sarandi Çobo në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë, gjatë periudhës së karantinës vitin e kaluar. Dënimi për Ndreun është konvertuar me punë në interes publik.

Ngjarja ndodhi rreth një vit më parë, kur i riu u dhunua nga efektivi Ndreu, pasi kishte dalë pa leje nga Liqeni Artificial në kryeqytet.

Pamjet u filmuan nga kalimtarë të rastit, të cilat shkaktuan reagime të shumta. Pas publikimit të ngjarjes, efektivi u pezullua nga detyra, ndërsa për tre efektivët e tjerë që tërhoqën zvarrë adoleshentin, nisën hetimet nga Drejtoria e Standardeve.

Pas vendimit të gjykatës ka reaguar nëna e të miturit, e cila është shprehur e pakënaqur me vendimin ndaj policit. “E pakënaqur me vendimin. Në të gjitha hallkat e gjyqësorit do ndjek çështjen”, mësohet të ketë thënë nëna e djalit të dhunuar.

Më shumë

spot_img
spot_img