Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dhunoi 15-vjeçarin te liqeni i Tiranës për mos mbajtjen e maskës, polici përfundon në gjykatë

Shkruar nga Newsbomb

Në maj të vitit të kaluar, një 15 vjeçar u dhunua nga efektivët e policisë në zonën e Liqenit të Tiranës.

I mituri po kalonte me biçikletë në momentin që është ndaluar nga policia dhe i kanë kërkuar llogari për mbajtjen e maskës.

Më pas ata e kanë rrëzuar përtokë 15-vjeçarin duke e goditur. Polici që goditi 15-vjeçarin ka përfunduar në gjyq me akuzën e veprimeve arbitrare gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas informacioneve për Abcneës.al, gjyqtari i çështjes nuk ka pranuar ndërkohë kërkesën e avokatit për klasifikim të veprës si “plagosje e lehtë me dashje”.

Lajmi bëri bujë në atë kohë, por nëna e 15-vjeçarit ish-banorja e Big Brother, Zaida Çobo fillimisht reagoi ndaj policisë.

Disa ditë më vonë ajo ra dakord me Ardi Veliun dhe u punësua edhe vetë si police.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll