Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Dhunohet në mënyrë çnjerëzore me grushte dhe shkelma doganieri i Portit të Sarandës, pëson çarje në kokë dhe fytyrë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9674dd21e434e3ba70492de5f7a2e99d

Doganieri i Portit të Sarandës ka denoncuar në emisionin “Stop” këtë të mërkurë se dhunuar nga agjenti doganor, që punon privat brenda ambienteve të kësaj dogane Ilir Iliazi.

“Më ka dhunuar në ambientet e punës agjenti doganor Ilir Iliazi, duke kryer një praktikë doganore. Pretendimet e tij janë që më ka qëlluar jo për shkak të detyrës, por unë kam qenë në krye të detyrës, kjo e provuar me pamjet filmike dhe më ka qëlluar në çastet kur përfundohej deklarata doganore dhe u konstatua që do të vendosej gjobë”, tha doganieri.

Dhuna ka ndodhur për disa praktika zhdoganimi, pasi agjenti kërkonte me ngulm kalimin e procedurave, por doganieri A.M, nuk mund t’i përfundonte, për shkak, se dokumentacioni kishte probleme. I dhunuari tregoi 9 hematomat dhe çarjet në kokë dhe fytyrë nga grushtat dhe shkelmat e agjentit doganor.

“Kjo është kartela e mjeko ligjorit dhe fotot të cilat bën ekzaminimin ai”, tha doganieri. Ai shtoi se ka goditje tek koka, supi, mbrapa shpine, në kofshë dhe tek buza.

“Kur kam qenë shef turni dhe kemi pasur debate për praktikat e punës, se janë disa praktika. Praktika e parë ka qenë me një makinë 2-vjeçare të bllokuar, e cila është konfiskuar me vendim të kryetares. Praktikë e dytë më datë 7 Mars, ky person sjell një motor, i ndërron vitin e prodhimit. Kemi bërë debate dhe që prej datës 7 Mars unë nuk kam komunikuar me këtë person”, tregoi ai.

Vepra penale “dhunë për shkak të detyrës” parashikon deri në 2 vjet burg minimalisht. Por prokurorja Aurora Hajro ka ndryshuar klasifikimin e veprës penale. Denoncuesi thekson faktin se dhunuesi i tij ka të afërm që punojnë në policinë e Sarandës. Po kështu gjyqtari Shkëlzen Licaj nuk mori parasysh asgjë dhe pushoi çështjen e dhunës për shkak të detyrës.

“Ai ka pranuar kërkesën e prokurores jo për goditje për shkak të detyrës, por për shkaqe të tjera”, u shpreh denoncuesi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img