Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhunohet efektivi në Shkodër, policia sqaron ngjarjen: Ishte konflikt i çastit

Shkruar nga Newsbomb

Efektivi i policisë Admir Okaj u godtit pasditën e kësaj të hëne me mjete të forta nga një 47-vjeçar shumë pranë banesës së tij në Shkodër.

Policia e Shkodrës sqaron se efektivi i policisë Admir Okaj, i cili ishte jashtë shërbimit është konfliktuar me një shtetas tjetër për motiv banale.

Gjatë konfliktit fizik polici është goditur me sende të forta në kokë nga shtetasi O.G., 47-vjeç. Në reagimin e policisë thuhet se gjatë konfliktit me policisit dhe 47-vjeçarit, arma e shërbimit e efektivit është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëmtime.

Pak pas ngjarjes së rëndë, APM është nisur drejt Shkodrës për të zbardhur rrethanat e përdorimit ose jo të armës së zjarrit.

Policia:

Rreth orës 15:45, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, banues në Shkodër (punonjës policie, jashtë shërbimit), i cili po merr mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën. 

Gjatë konfliktit dyshohet se arma e shërbimit e punonjësit të Policisë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëmtime.    

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e 47-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Ndërkohë, në lidhje me këtë ngjarje, po kryen veprime edhe AMP, për të zbardhur rrethanat e përdorimit ose jo të armës së zjarrit, si dhe për të përcaktuar nëse shkrepja e armës ka qenë e pavullnetshme.

Pamje nga vendi i ngjarjes ku u dhunua efektivi i policisë

Pamje nga vendi i ngjarjes ku u dhunua efektivi i policisë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese