Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Dhunohen gazetarët e TOP CHANNEL, reagon ashpër UNIONI (NGJARJA- DEKLARATA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon agresionin dhe dhunën mbi grupin e xhirimit të televizionit kombëtar Top Channel të cilët po raportonin ndaj krimit mjedisor në Valbonë.

Sipas gazetarëve tëTCH, persona të kompanisë private ndërtuese në Valbonë, kanë ushtruar dhunë verbale dhe më pas fizike ndaj tyre. Sakaq, Unioni i Gazetarëve kërkon me forcë ndërhyrjen e organeve ligjzbatuese për ndëshkimin e autorëve.

DEKLARATA E PLOTË:

Unioni i Gazetareve Shqiptare denon aktin e dhunes dhe agresionin e personave te identifikuar ndaj grupit te xhirimit te televizionit kombetar Top-Channel te cilet po kryenin detyren per raportimin ndaj krimit mjedisor qe po kryhet ne zonen e Valbones.

Sipas deklarimit te gazetarit Endrit Habilaj, agresioni se pari, verbal dhe me pas fizik, i personave te kompanise private ndertuese ne kete veper private, eshte nje akt i paster dhune mbi gazetaret ne krye te detyres.

Unioni i Gazetareve Shqiptare kerkon me force nderhyrjen e organeve ligjzbatuese per ndeshkimin ligjor te agresoreve dhe dhunuesve te gazetareve te cilet ishin ne krye te detyres. UGSH shpreh solidaritetin e fuqishem me koleget gazetare, duke i inkurajuar ata per kurajo dhe guxim raportues te pavarur dhe te pandikueshem nga çdo grup qe tenton te shantazhoje apo kercenoje lirine raportuese.

Zyra e shtypit

Unioni i Gezatereve Shqiptare

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img