Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Dhunohen dy infermierë në spitalin e Korçës, policia arreston 4 autorët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy infermierë të spitalit të Korçës janë dhunuar nga 4 persona. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 16:20, ku 4 personat janë paraqitur në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore për një shokun e tyre në gjendje të dehur, por më pas janë konfliktuar me infermierët E.B dhe F.C.

policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit E. Ç., 43 vjeç; S. M., 45 vjeç; T. M., 23 vjeç dhe R. Xh., 18 vjeç, banues në Korçë.

“Goditën për shkak të detyrës dy infermierë në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë, vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Eduard Çoriga, 43 vjeç; S. M., 45 vjeç; T. M., 23 vjeç dhe R. Xh., 18 vjeç, banues në Korçë.

Këta shtetas, janë paraqitur ditën e sotme, rreth orës 16:20, në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë, për të kërkuar ndihmë mjekësore, për shtetasin E. Ç., i cili ndodhej në gjendje të dehur dhe në bashkëpunim mes tyre, janë konfliktuar verbalisht dhe më pas kanë goditur për shkak të detyrës, dy infermierë të këtij Spitali konkretisht shtetasit E. B. dhe F. C., me pretendimin se nuk po merrnin shërbimin e duhur.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.


spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img