Kryeministri i Malit te Zi, Milojko Sajic, ka bërë me dije se është identifikuar një nga autorët të cilët dhunuan tre të rinjtë shqiptarë ditën e sotme në vendin e quajtur “Zelenika” në afërsi të qytetit Herceg Novi.
Përmes një postimi zyrtar teksa ka shprehur keqardhje për këtë ngjarje të ndodhur, thekson se autoritetet malazeze po punojnë me instenistet për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
"Më vjen shumë keq për ngjarjet e sotme që ndodhën të ftuarit tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t'i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen që meritojnë. Një autor është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Së shpejti të gjitha informacionet do të bëhen të ditura për të tjerët”, shkruan ai.
LEXO EDHE: Policia shqiptare tregon si ndodhi sulmi ndaj tre të rinjve: U goditën befasisht
Ndërkohë, më herët Policia e Shtetit bëri me dije se tre të rinjtë shqiptarë teksa ishin duke qarkulluar me një automjet me targa gjermane, befas janë sulmuar pa asnjë shkak nga një grup prej 6 ose 7 personash.
Këta persona fillimisht goditën automjetin e të rinjve shqiptarë dhe më pas i sulmuan këta të fundit fizikisht duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit.
Që prej momentit që kjo ngjarje është bërë me dije angazhimi i autoriteteve shqiptare ka qenë maksimal. Ministri Taulant Balla ka patur komunikime të vazhdueshme me drejtuesit e lartë malazez, gjithashtu edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku me homologun e tij në Malin e Zi për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.
LEXO EDHE: U rrahën se folën shqip, serbët “lajnë” në gjak tre të rinjtë shqiptarë në Mal të Zi