Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dhunimi i tre të rinjve, reagon ministri malazez: Ngjarja po hetohet,djemtë janë mirë

Shkruar nga Newsbomb
Dhunimi i tre të rinjve, reagon ministri malazez: Ngjarja po

Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Danilo Šaranović, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme ku tre të rinj shqiptarë u dhunuan barbarisht nga një grup personash  në Herceg Nov.

Šaranović ka bërë me dije se kjo ngjarje po hetohet me intesitet dhe se autorët do të marrin dënimin e merituar. Në mesazhin drejtuar homologut shqiptar, Taulant Ballës, ministri mësohet të ketë thënë se tre djemtë e dhunuar Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

LEXO EDHE: 8 persona me uniformë ushtarake dhunojnë shqiptarët në Malin e Zi

 “Djemtë janë mirë, do t’ju informoj për gjithçka. Kolegët e mi po bëjnë gjithçka për të hetuar ngjarjen sa më shpejt të jetë e mundur. Gjëja më e rëndësishme është që djemtë janë mirë”, shkruan ai në mesazhin drejtuar Ballës, i cili menjëherë sapo u vendos në dijeni të kësaj ngjarje kontaktoi me qeverinë malazeze.

Më herët në rrjet qarkulloi dhe video ku dy prej të rinjve shqiptarë shihen me plagë në të gjithë fytyrën të cilat iu shkaktuan nga një grup personash me origjinë serbe.

LEXO EDHE: U rrahën se folën shqip, serbët “lajnë” në gjak tre të rinjtë shqiptarë në Mal të Zi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed