Hapësire reklamuese

Rajoni

Dhunimi i Petraq Milos nga policia malazeze, reagon Abazoviç: U morën masa sapo u publikuan pamjet, por ka dhe një anë tjetër “të medaljes”

Shkruar nga Newsbomb
Dhunimi i Petraq Milos nga policia malazeze, reagon Abazoviç: U

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se videot në të cilat shihen disa policë malazez duke keqtrajtuar një shtetas të huaj në kufi me Shqipërinë, i ka parë që nga data 15 janar dhe që prej asaj date janë ndërmarrë masa për punonjësit e Policisë.

Ai tha se ata që i tejkalojnë kompetencat e tyre, duhet të ndëshkohen në mënyrë adekuate.

Por Abazoviç, shtoi se “ka edhe një anë tjetër të medaljes”, pasi në video nuk shihet se veprimeve të policisë u ka paraprirë një kundërvajtje në komunikacion.

“Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina. Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, tha Abazoviç.

Në videot që janë shpërndarë në rrjetet sociale më 21 shkurt, duket se ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare Sukobinë, që lidh Malin e Zi dhe Shqipërinë.

Policia tha se po heton punonjësit e saj në lidhje me incidentin.

Partia shqiptare në Mal të Zi, Alternativa Shqiptare, tha se bëhet fjalë për shtetasin shqiptar, Petraq Milo, profesor universitar dhe ish-këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për financat publike dhe politikën monetare.

Abazoviç tha se shpërndarja e videove në këtë kohë lidhet me zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, që pritet të mbahen muajin e ardhshëm.

“Derisa i afrohemi 19 marsit, prisni shumë më shumë video, grafitë, nacionalizëm, tensione, një atmosferë të keqe në raport me boshnjakët, shqiptarët, pakicat”, tha Abazoviç. Incidenti nxiti reagime të shumta në Mal të Zi, sidomos nga partitë shqiptare.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.