Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
5.1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Dhunimi i pacientit në spitalin e Fierit, mjekët në protestë: Ardit Klima është me të meta mendore, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nesh

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme bluzat e bardha të spitalit të Fierit janë ngritur në protestë në lidhje me rastin e publikuar disa ditë më parë, ku Ardit Klima ka denoncuar në emisionin investigativ “Stop” dhunën që mjekët e këtij spitali kishin ushtruar ndaj tij. 

Mjeku Enver Halili i cili ka qenë një ndër personat i cili është dëgjuar teksa ka ushtruar dhunë ndaj të riut, Ardit Klima ka thënë se ai ishte një person me të meta mendore dhe që ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike të vazhdueshme ndaj personelit mjekësor.

“Nuk e kam menduar se do të isha në këtë situatë të vështirë. Dua ti kërkoj falje doktor Ndricim Kallashit që është përfshirë në këtë situatë vetëm në momentin e fundit për të mbrojtur jetën time dhe të tij ndaj një kërcënimi të sigurt. Ardit Klima ka qenë shantazhues, provokues çdo ditë në spital jo vetëm me mua por me të gjithë. Në momentin që unë kam reaguar mendoni ca situatë kam qenë. Ka qenë një situatë ekstreme. Po, pacienti ka ushtruar dhunë verbale dhe më pas fizike. Është denoncuar në polici dhe gjërat nuk janë bërë në kohë. Dy herë është marrë në polici dhe të dyja rastet është kthyer në spital. Personi ka shkuar në familje dhe më pas është rikthyer në spital dhe ditën tjetër ka vazhduar të kërcënojë persona të tjerë”, tha Halili.

Gjithashtu një nga mjekët e pranishëm ka thënë se ky rast është denoncuar dy herë në polici por që nuk kanë marrë asnjë përgjigje teksa ka shtuar se kanë një video të cilën do ja vendosin në dispozicion organeve kompetente për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Ushtronte dhunë të rregullt mbi të gjithë personelin për gati një muaj. Në qoftë se ai ka audio ne kemi një video. Vetëm atë ditë jam njohur me këtë rast i kemi dërguar Ministres, Drejtorisë një peticion se çfarë është bërë. Nuk është ushtruar dhunë është bërë vetëm neutralizim”, tha ai.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img