Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0kmh
75 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
25 °
Die
23 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Dhunimi i Nikollë Lesit nga policia, Berisha: Keqtrajtimi i Lesit atentat ndaj fjalës së lirë

spot_img

Lajme të ngjashëm

0a4a04d997185128264da5cfc3049769

Pas keqtrajtimit të ish deputetit dhe drejtorit të gazetës ‘Koha Jonë’, Nikollë Lesit nga forcat e policisë, protestën e djeshme, ka reaguar edhe ish kryeministri Berisha.

Berisha e quan keqtrajtimin e Lesit si atentat ndaj fjalës dhe medias së lirë.

Ish kryeministri, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka paralajmëruar se ekzekutorët e këtij akti dhune do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme në protestën e opozitës,  Nikoll Lesi ka debatuar me disa efektivë policie ku dhe mesa duket në fjalë e sipër ai është gërvishtur në pjesën e parakrahut siç shihet dhe në foton e mëposhtme.

Postimi i plotë:

Edvin Urrejtesi, ne nje akt hakmarrje primitive ndersen dhe keqtrajton me narkopolice te droguar gazetarin dhe publicistin e njohur, drejtorin e gazetes se vetme te pavarur te Shqiperise “Koha Jone”, z Nikoll Lesi.

Keqtrajtimi i Nikoll Lesit eshte nje atentat i rrezikshem i kreut te narkoshtetit Edvin Kristaq Urrejtesit ndaj fjales se lire dhe mediave te lira. Ky akt i shemtuar eshte nje perpjekje kriminale per te shuar zerat kritik ndaj regjimit kakistokrstik te Edvinit dhe narkopushtetareve te tij qe perpeliten ne nje agoni te pashprese.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt kriminal ndaj zotit Lesi, paralajmeroj sponsoret dhe ekzekutoret e tij se do pergjigjeni personalisht per aktin tuaj banditesk, deshmi e nje fundi te shpejte dhe te tmerrshem per ju. sb

ps: ketu keni fotot e narkopoliceve qe dhunuan gazetarin, publicistin, botuesin e njohur Nikoll Lesi.

plicetttt.jpg

sdggsdf.jpg

Më shumë

spot_img