Unioni i Prokurorëve ka reaguar pas dhunimit të prokurorit Kledian Llaho në Vlorë. Prokurori u dhunua nga një qytatar, më pas ky i fundit u arrestua nga policia. Sakaq, u mësua se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës.
Uninioni i Prokurorëve ka reaguar duke e quajtur këtë e quan një tendencë për sulm kolektiv ndaj trupës së prokurorëve. Ndërsa ka përshëndetur policinë e Vlorës për arrestimin e autorit.
Reagimi:
UPRSH reaguan në mbrojtje të integritetit fizik të çdo prokuroriqë ushtron detyrën në Republikën e Shqipërisë.
UPRSH kërkon me forcë nga shteti shqiptar të mbajë qendrim ndaj dhunës fizike të ushtruar kundër prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së shallës së parë Vlorë.
UPRSH përshëndet reagimin e policisë së shtetit për arrestimin e autorit të sulmit fizik në zyrat e prokurorisë shqiptare.
UPRSH beson se mbrojtja e prokurorëve është detyrë e shtetit si një obligim për prokurorët që janë çdo ditë në mbrojtje të ligjit dhe intersave të qytetarëve.
UPRSH me keqardhje konstason se kohët e fundit vihet re një tendencë për sulm kolektiv ndaj trupës së prokurorëve.