Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
100 %
1kmh
40 %
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
16 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Dhunë në familje, drogë e persona të shpallur në kërkim, arrestohen 7 persona në Tiranë (DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

7 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Tre shtetas R. G, 40 vjeç dhe E. B, 32 vjeç dhe F.M., janë arrestuar pasi akuzohen për dhune në familje.

Sherbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdhërit për shtetasin në kërkim T. K, 34 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetsore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”. Ky shtetas u kap në Pikën Kufitare Rinas, duke ardhur nga Gjermania.

Nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Kavaja u bë kapja e shtetasit V. H, 28 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

R. G, 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij;

E. B, 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Sherbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdhërit për shtetasin në kërkim T. K, 34 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetsore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”. Ky shtetas u kap në Pikën Kufitare Rinas, duke ardhur nga Gjermania.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

E. M, 45 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës së tij.

Nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Kavaja u bë kapja e shtetasit V. H, 28 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D. S, 31 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale;

R. P, 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

Më shumë




spot_img








spot_img