Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Dhunë mes disa personave, Policia e Dibrës shpall në kërkim 3 autorët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Dibrës, pasi kanë goditur me sende të forta dy persona.

Bëhet me dije se janë shpallur në kërkim shtetasit L. T; D. T; A. B., banues në Dibër.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin në qytetin e Peshkopisë, pas një konflikti për motive të dobëta kanë kanosur dhe goditur me sende të forta shtetasit U. A., 39 vjeç, dhe K. S., 27 vjeç, banues në Dibër.

Gjitashtu policia e Dibrës ka proceduar penalisht dy persona, të cilët pa dokument përkatës kanë prerë drru.

Njoftimi i policisë:

U konfliktuan dhe më pas goditen me sende të forta dy shtetas,  identifikohen dhe shpallen në kërkim policor 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Evidentohen dhe goditen 2 raste të “Prerjes së paligjshme të pyjeve”, procedohen penalisht autorët.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, kanë shpallur në kërkim policor tre shtetas për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Kanosja”, dhe konkretisht : L. T; D. T; A. B., banues në Dibër.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin në qytetin e Peshkopisë, pas një konflikti për motive të dobëta kanë kanosur dhe goditur me sende të forta shtetasit U. A., 39 vjeç, dhe K. S., 27 vjeç, banues në Dibër.

Vijon puna për  lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e tyre.

__

Ka filluar procedimi penal, për shtetasit E. D., 28 vjeç, dhe E. M., 35 vjeç, banues në Dibër, pasi janë konstatuar duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme dhe pa dokumentacion përkatës.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img