Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhunë fizike e psikologjike mbesës, policia arreston dajën në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Tiranës ka arrestuar një 55-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës së tij minorene.

Në pranga ka përfunduar A.N 55 vjeç nga Bathorja, pasi mbesa e tij D.L 16 vjeç e ka kallëzuar për dhunë. Gjithashtu ndaj 16-vjecares është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.L, vjeç 16, pasi daja A.N, vjeç 55, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” .

Më datë 15.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.N vjeç 55, banues në Bathore, pasi më datë 14.04.2018, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës D.L, vjeç 16. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.