Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Dhunë ekstreme në Kukës, tifozët e Vllaznisë dhe Tiranës ‘copëtohen’ me shkopinj e sende të forta

Shkruar nga Newsbomb
Dhunë ekstreme në Kukës, tifozët e Vllaznisë dhe

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në përfundim të ndeshjes së kampionatit shqiptar të futbollit, Vllaznia – Tirana. Tifozë të të dy palëve janë përplasur jashtë stadiumit duke krijuar një kaos të vërtetë në rrugët e Kukësit.

Edhe gjatë ndeshjes pati probleme në distancë mes dy tifozërive, por forcat e sigurisë në stadium parandaluan eskalimin e situatës. Megjithatë, jashtë stadiumit “Kukës Arena”, uniformave blu u ka dalë situata nga kontrolli teksa dy tifogrupet kanë sulmuar njëri-tjetrin me shkopinj e sende të tjera të forta.

Ndeshja përfundoi me fitoren e Tiranës në sekondën e fundit, ndërsa dy tifozëritë njihen për rivalitetin ndër vite ku një precedent i tillë ka ndodhur edhe në 2014-tën kur dy tifozëritë u përplasën në fushën e stadiumit “Loro Boriçi”

LEXO EDHE:https://newsbomb.net/video-perplasja-mes-dy-tifozerive-zbulohet-zanafilla-dhe-pamje-te-dhunes-ne-reps/

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese