Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Dhuna në spitalin e Fierit, mjekët në protestë: Ardit Klima person me probleme psikologjike, s’duhet të lihen të lirë ata që dhunojnë bluzat e bardha

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bluzat e bardha të spitalit të Fierit janë ngritur sërish në protestë, pas ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë, ku Ardit Klima ka denoncuar në emisionin investigativ “Stop” dhunën që mjekët e këtij spitali kishin ushtruar ndaj tij, ndërsa mjekët thonë të kundërtën.

Mjekët kanë dalë në protestë duke thënë se personi që dhunoi mjekun pak ditë më parë, është i lirë.

Ata janë shprehur se Ardit Klima ka probleme të shëndetit mendor dhe që shpesh shkon në spital dhe i kërcënon.

“Të marren masa. Protesta do ketë edhe më tej, do na mbështesin edhe mjekë të tjerë. Personi që dhunoi mjekun vazhdon të jetë i lirë. Ai është një person me probleme psikologjike që vjen shpesh dhe na kërcënon.

Asnjë masë nuk është marrë, duhet të merret masë ndaj pesonave që ushtrojnë dhunë ndaj bluza të bardha. S’mund të vazhdojmë të ushtrojmë profesionin në këto kushte,” janë shprehur disa nga mjekët për median.

Më shumë

spot_img
spot_img