Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

DHUNA në protestën e sotme, PD mjaftohet me një prononcim ‘të ftohtë’ të Gaz Bardhit në Facebook: E drejta e protestës është themeli i demokracisë (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f66b1a825844ed09db785fdb67a9702a

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar sot në Sheshin Skëndërbej, e cila agravoi në tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit, të cilët morën me forcë dhe shoqëruan disa aktivistë.

Bardhi e cilëson si të papranueshme dhunën e ushtruar ndaj aktivistëve, duke ia atribuar përgjegjësitë kryeministrit Rama. “Sjellja kriminale e Edi Ramës ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Ditën e Europës është e papranueshme”, shkruan Bardhi në facebook.

liri.jpg

Sipas tij, Policia e Shtetit nuk mund të urdhërohet të veprojë si bandë kriminale, duke dhunuar gratë e vajzat, ndërkohë që jetojmë në një shtet të lirë e demokratik. Bardhi i bën thirrje autoriteteve përkatëse që të lirojnë menjëherë aktivistët, pasi shoqërimi i tyre është bërë jo në përputhje me ligjin.   

alb.jpg

Postimi i plotë

Sjellja kriminale e Edi Ramës ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Ditën e Europës është e papranueshme. Dhunimi dhe shoqërimi i paligjshëm i grave dhe vajzave është i paimagjinueshëm në një shtet të së drejtës. Policia e Shtetit nuk mund të urdhërohet të veprojë kurrë si një bandë kriminale.

Pamjet në Sheshin Skëndërbej janë pasqyrë e regjimit që ka ndërtuar Edi Rama në vitin 2020. Sot u bë edhe më e qartë arsyeja se përse Edi Rama kërkon mbylljen e qytetarëve në shtëpi. Qytetarëve që i është mohuar e drejta e mbështetjes ekonomike nga Qeveria në kohë epidemia, po tentohet ti mohohen edhe të drejtat minimale për të protestuar. Kjo është e papranueshme!

TË GJITHË AKTIVISTËT E SHOQËRISË CIVILE TË SHOQËRUAR PADREJTËSISHT DHE NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN NË POLICI, DUHET TË LIROHEN MENJËHERË.

E drejta e protestës paqësore është themeli i demokracisë dhe askush nuk mund të pengohet në ushtrimin e kësaj të drejte. Nëse në Ditën e Europës qytetarëve i mohohet e drejta për të protestuar paqësisht, e ardhmja europiane e Shqipërisë do të jetë shumë e largët. Procesi i integrimit europian mbi të gjitha nënkupton përqafimin e vlerave europiane në sjelljen e institucioneve dhe mbi të gjitha në qeverisje.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img