Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Dhuna në protestën e mbrëmshme, shkon në 61 numri i të proceduarve, mes tyre edhe Gazmend Bardhi

spot_img

Lajme të ngjashëm

a78f20bb8390cc73553ae819cdb14f06

Të tjerë persona janë proceduar gjatë ditës së sotme për protestën e dhunshme të opozitës.

Mësohet se deri tani numri i të arrestuarve ka shkuar në 37, ndërsa numri i të proceduarve ka shkuar në 61 persona.

24 persona janë proceduar në gjendje të lirë, mes të cilëve është edhe sekretari i PD-së Gazmend Bardhi, i cili është gjithashtu organizatori i protestes.

Të arrestuarit akuzohen për dhunë në tubimin e opozitës.es

Shoqërimet kanë nisur që në orët e vona të mbrëmjes së kaluar pas mbylljes së protestës. Pas përfundimit të tubimit në komisariat mbërritën ish-deputetë të PD, të cilët kërkuan lirimin e të shoqëruarve. Në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë shkoi Edmond Spaho, Bardh Spahia, Endri Hasa, Romeo Gurakuqi, Klevis Balliu dhe Edi Paloka.

Protesta e djeshme e opozitës nisi në orën 18:00 dhe zgjati 4 orë, ndërsa u shoqërua me përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë, ku disa prej këtyre të fundit u plagosën.

Njoftimi i policisë:

61 të proceduar për aktet e dhunës në protestën e djeshme

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 37 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës shtetërore e private gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e djeshme para Parlamentit.

Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 23 persona të tjerë.

Është proceduar penalisht dhe shtetasi G.B., si organizator i protestës të zhvilluar ditën e djeshme.

Për sulmet dhe veprimet e dhunshme janë arrestuar shtetasit:

F. Ç., 37 vjeç, banues në Korçë;
M. Ç., 35 vjeç, banues në Korçë;
A. K., 20 vjeç, banues në Korçë;
O. R., 28 vjeç, banues në Burrel;
N. B., 23 vjeç, banues në Korçë;
A. B., 32 vjeç, banues në Korçë;
E. D., 24 vjeç, banues në Elbasan;
D. M., 24 vjeç, banues në Elbasan;
I. D., 26 vjeç, banues në Elbasan;
A. Xh., 31 vjeç, banues në Burrel;
F. Gj., 34 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë;
G. A., 29 vjeç, banues në Tiranë;
A. G., 51 vjeç, banues në Librazhd;
F. B., 48 vjeç, në banues në Librazhd;
Sh. K., 23 vjeç, banues në Bathore Kamëz;
A. Zh., 22 vjeç, banues në Tiranë;
B. D., 37 vjeç banues në Tiranë;
R. D., 19 vjeç, banues në Tiranë;
A. R., 18 vjeç, banues Tiranë;
D. R., 37 vjeç, banues në Shkodër;
T. K., 20 vjeç banues në Kavajë;
H. R., 22 vjeç banues në Kavajë; 
O. S., 18 vjeç, banues në Domje, Tiranë
M. P., 20 vjeç, banues në Kavajë;
D. M., 19 vjeç, banues në Tiranë;
A. S., 24 vjeç, banues në Tiranë;
A. G., 26 vjeç, banues në Tropojë;
E. N., 23 vjeç, banues në Lushnjë;
D. Gj., 25 vjeç, banues në Lushnjë;
K. S., 21 vjeç, banues në Berat;
M. B., 20 vjeç, banues në Berat;
E. B., 27 vjeç, banues në Tiranë;
A. P., 61 vjeç, banues në Tiranë;
H. T., 17 vjeç banues në Tiranë;
E. A., 18 vjeç, banues në Cërrik;
L. Z., 29 vjeç, banues në Skrapar;
R. B., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë protestës së djeshme kanë mbetur të lënduar nga veprimet e dhunshme 5 punonjës policie të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img