Pas publikimit të rastit të edukatores Denida Rexhepi në media vjen edhe reagimi i psikologes së kopshtit privat në Tiranë “4 stinët”.
Psikologia Aurora Cici është shprehur për News 24 duke deklaruar se ka 7 vite që punon në këtë kopësht dhe ky është rasti i parë i dhunës. Ajo e thellon edhe më shumë këtë skandal duke thënë se dhunë ka patur ndaj fëmijës 20 mujash, por thekson se nuk ka patur dhunë të madhe fizike.
“Kur erdhi Policia ne dorëzuam pamjet për bashkëpunim. Rasti është i vërtetë, ka ndodhur. Ka fragmente të vogla, por jo dhunë të madhe fizike”, tha Cici.
Një shprehje e tillë e thënë nga një psikologe nuk duket aspak normale në kushtet kur ata japin këshilla pa fund edhe për tonet e larta të zërit ndaj të miturve, e jo më të flitet për dhunë të "madhe apo të vogël", e cila në thelb dhunë mbetet.