Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Dhuna në familje/ Mesatarisht 12 denoncime në ditë, por shumë raste nuk referohen në polici

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Të dhënat zyrtare të marra nga Policia e Shtetit tregojnë se dhuna në familje po merr përmasa shqetësuese. Sipas këtyre të dhënave, brenda një dite në polici bëhen nga 10 deri në 12 deoncime.

“Sa më thellë të shkojmë në fshatrat e Shqipërisë, sa më në zona rurale të jemi, aq më të thella janë problematikat, shqetësimet dhe pamundësia për të dalë nga problematikat dhe vuajtjet që mund të kenë femrat në këto zona”, thotë për Euroneës Albania Helena Halilaj, pedagoge e shkencave sociale.

Në më shumë se 90% të rasteve viktima të dhunës janë gratë, ndërsa Tirana mban vendin e parë përsa i përket numrit të raportimeve.

Sipas Halilajt, kryeqyteti ka numrin më të madh të denoncimeve për shkak të pamundësisë për t’u integruar për qytetarët e rretheve.

“Janë më tepër çështjet ekonomike që ndikojnë në mosakordimin e marrëdhënieve mes familjarëve ose mes kryefamiljarit dhe bashkëshortes. Ne jetojmë në një shoqëri në të cilën kryefamiljari ka detyrat ekonomike dhe duhet t’i bëjë ato. Ne jemi gra të cilat kërkojmë të drejta të barabarta dhe më pas nuk e matim kontributin nëse e kemi ose jo të njëjtë në familje. Pastaj duket sikur metropoli na jep mundësi që ne të kemi pak më shumë liri të vepruarit dhe të sjellurit, e ndonjëherë ndoshta kjo e trondit pak individin ose njerëzit të cilët vijnë nga rrethet”, tha Halilaj.

Më shumë

spot_img
spot_img