Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
0kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Dhuna në familje: Ja kush ju vjen në ndihmë dhe çfarë duhet të dini para se të shkoni në polici

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dhuna në familje cënon çdo shqiptar, godet komunitetin tonë, cënon shtetin dhe i bën keq njerëzve që duam më shume.

Është një përballje frontale me aktet e dhunës fizike, psikologjike, monetare etj., akte të cilat bien ndesh me të drejtat e njeriut dhe ky problem duhet të ndalet. Ne, shoqëria shqiptare si çdo shoqëri e civilizuar edhe pse kemi problemet tona sociale,  ekonomike dhe shoqërore kemi zgjedhur t’i japim një drejtim problemit te dhunës në familje në  shoqërinë tone. Për ketë kemi aderuar në konventa të ndryshme ku bën pjesë edhe ajo e  Stambollit, kemi miratuar ligje të posaçme , ndryshime të cilat përmirësohen periodikisht në Kodin Penal, miratuar VKM, jemi aktivë me shoqata të ndryshme kryesisht në muajin tetor i cilësuar si muaji i dhunës në familje (që prej vitit të largët 1981) por nuk është marre asnjë mase për zgjidhjen e problematikes se zbatimit te vendimeve te gjykatës ne rastet kur gjykata lëshon urdhër mbrojtje.

Një problem shqetësues është edhe fakti se shtetasit te cilët i drejtohen organeve ligjzbatuese, polici, prokurori apo gjykate nuk informohen dhe nuk janë te qartë lidhur me faktin se nëse ju keni bërë një kallëzim lidhur me këtë pretendim, Kodi i Procedurës Penale nuk e parashikon faktin se ju mund te hiqni dore nga kallëzimi, procedura ligjore e ndjekjes penale, pasi ajo ka filluar. Pra, nëse ju keni kallëzuar dike për veprën penale te parashikuar nga neni  130/a i Kodit Penal nuk është me ne vullnetin tuaj ta ndërprisni këtë proces, çka do te thotë se ne këtë rast nuk ndodhemi ne kushtet e neneve 59, 64 dhe 284-286 te Kodit te Procedurës Penale.

Ky fakt, normalizimi i marrëdhënieve, mund te shërbejë në këtë rast si rrethane lehtësuese por jo për përjashtimin e te kallëzuarit/es nga dënimi penal. Gjithashtu në rastet e dhunës ne familje duhet te kemi kujdes dhe duhet të mendohemi mjaftueshëm përpara se te bëjmë një kallëzim , padi penale ne polici, prokurori, pasi Kodi Penal nuk e ka të përcaktuar në mënyrë te detajuar nëse vetëm një rast episodik, dhune në familje mund te parashikohet si dhune ne familje apo si një rrahje e thjeshte bazuar ne nenin 90 te Kodit Penal.

 Ndodhur në këto kushte dhe duke pasur parasysh sa më sipër këshillohet të mendohet sa më mirë dhe te jeni plotësisht të bindur kur i drejtoheni komisariatit te policisë pasi K.Pr.Penale nuk e parashikon faktin që ju mund të hiqni dorë më pas (pasi t’ju bien nervat dhe te qetësoheni) heqjen dore dhe ndërprerjen e procedimit penal.

Gjate jetës problemet ndodhin, mendohuni mirë para se të merrni një hap te këtillë por nëse e keni vendosur dhe jeni te interesuar për dokumente ligjor, padi penale apo civile, kontrata etj, fare mirë mund t’ju vijë në ndihmë platforma kompjuterike www.Avokatim.com, e përgatitur nga avokatë të specializuar me anë të së cilës ju vetë duke ndjekur udhëzimet, fare lehtë mund të hartoni dokumente ligjore, duke ju kthyer përgjigje disa pyetjeve te thjeshta dhe të kuptueshme nga kushdo.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img