Një krim brenda familjes ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, në fshatin e quajtur Sheq i Madh. Viktima Teuta Muho 48 vjeç ka gjetur vdekjen si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj Arben Muho 51 vjeç. Mësohet se autori i ngjarjes kishte vetëm 3 ditë që kishte dal nga burgu i Rrogozhinës, ku vuante dënimin për plagosje me dashje.
Policia e Fierit ka shoqëruar në komisariat autorin e ngjarjes, ndërsa trupi i viktimës është dërguar drejt morgut në spitalin e qytetit të Fierit për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore.