Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DHUNA NË FAMILJE/ 3200 urdhëra mbrojtje vetëm për 2020, KËMBANË ALARMI në Shqipëri për rrahjet masive brenda shtëpisë

Shkruar nga Newsbomb

Në Shqipëri nuk prevalon më arsyetimi, bisedat, por dhuna. Gjithçka që nuk zgjidhet me fjalë, zgjidhet veç me dru.

Ndaj gjykatat shqiptare kanë qenë në punë për të dhënë plot 3200 urdhëra mbrojtje për vitin 2020, sipas raportimit të Naureda Llagamit, kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, raporton Newsbomb Albania.

Zonja Llagami arsyeton se problemi bëhet shqetësues kur shkalla e rritjes së dhunës është në zonat urbane dhe jo ato periferike, ndërsa problemet janë nga më të ndryshmet.

Deklarata e Llagamit

Realiteti i statistikave që ne kemi aktualisht nuk është aspak shpresëdhënës. Statistikat nga gjykata tregojnë edhe një realitet tjetër që ndoshta na bëjnë të reflektojmë pak me tej. Dhuna me bazë gjinore e ka prevalencën kryesisht të paktën nga statistikat pak më të lartë në zonat urbane. Sipas të dhënave të raportuara nga gykata për vitin 2020 në zonat urbane kemi pothuajse dyfishin e rasteve 1340 raste në zonat urbane krahasuar me 871 raste në zonat periferike. Kryesisht vajzat apo gratë e prekuara janë gra që sapo kanë nisur karrierën dhe jetën familjare që i përkasin grup moshes 26 deri ne 45 vjeç, janë gratë e martuara me femijë, jane gratë në përfundim të karrierës mbi 55 vjeç, gratë me arsim fillor dhe 9- vjeçar, të cilat largimi nga sistemi dhe edukimi ekonomik i kanë lënë të vetme përballë një realiteti të dhunës brenda mureve të shtëpisë.

Vetëm për vitin 2020 gjykatat kanë pranuar rreth 1 774 kërkesa për lëshimin e urdhërave të mbrotjes  dhe kanë lëshuar gjithësej rreth 3200 urdhëra mbrojtje nga të cilat 2395 janë urdhëra të menjëhershëm mbrojtje. Shifrat janë këmbanë e fortë alarmi për sitemin tonë juridik, pavarësisht rëndësisë dhe aplikimit dhe mekanizmit të referimit të rasteve të dhunës, përsëri dhuna në familje mbetet një sfidë për të gjithë strukturat përgjegjëse përfshirë edhe systemin gjyqësor. Kjo sidomos kur ligji por edhe mundësitë reale të gjykatave tona nuk mundësojnë seksione të posaçme për dhunën në familje.

Tabela për Urdhrat e Mbrojtjes në familje tregon se e para renditet Tirana me 940 raste, e ndjekur nga Durrësi me 699, më pas vjen Vlora me 246 raste, Korçë me 186 raste, Elbasani me 139 raste, Berat 92 raste, Kurbin 31 raste, Shkodër 14 raste dhe Pukë me 3 raste.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll