Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Dhuna ndaj simpatizantëve të LSI, Luan Rama: Të shkarkohet menjëherë Haki Çako

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama, në një deklaratë për media ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë, Haki Çako si dhe disa shefave të komisariateve për mosveprim apo përfshirje në dhunë ndaj simpatizantëve të LSI-së.

Luan Rama denoncoi sot dy rastet e dhunës ndaj përkrahësve të LSI, dhunimin e një koordinarori në Fushë Krujë dhe dhunimin e kryetares së LSI në Pukë.

Deklarata:

Delikuentë të Rolindjes, nën mbështetjen nga struktura të veçanta të Policisë së Shtetit dhe të inkurajuara nga mosveprimi i tyre, sot janë shfaqur me akte dhune.

Është goditur me sende të forta në mes të qytetit Fushë-Krujë, Blerim Çela, koordinator i LSI, persona të armatosur kanë vajtur kanë kërcënuar pjesën tjetër dhe e kanë qëlluar këtë në kokë. Mosveprimi në komisariatin e Fushë Krujës është skandaloz.

Ashtu sikundër edhe në Pukë, ku burra, cuba, të rilindjes kanë dhunuar dy femra, kryetaren e LSI dhe LRI. Nga informacionet që kemi në Pukë rezultojnë të përfshirë Astrik Kuçi kryetar i Bashkisë.

Kemi informuar të gjitha strukturat dhe kemi denoncuar targat e këtyre mjeteve. E gjithë kjo dhunë e gjen frymëzimin te kryetari i rilindjes që e fton policinë të mbledhë vota.

Këto raste dëshmojnë edhe një herë, sesa e inkriminuar është një pjesë e strukturave të policisë.

Kërkoj menjëherë shkarkimin e Haki Çako dhe shefit të komisariatit në Lezhë, Pukë, Fushë-Krujë dhe Berat. Mosveprimi është pjesëmarrje në krim.

Më shumë

spot_img