Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi është i ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Kjo javë’ me Nisida Tufën.
Bardhi ka komentuar edhe një herë dhunën ndaj sekretarit organizativ të PD, Sahit Dollapi, ku ka paralajmëruar shefin e FNSH, Arben Baro se, do të përgjigjet personalisht dhe ligjërisht.
‘Dy drejtues të lartë të policisë së shtetit kanë ofenduar Dollapin dhe ai ka hedhur një shishe ujë. Ka qenë në çdo protestë në vijë të parë në mbrojtje të policëve. Akti që mori në këmbim ishte një dhunë çnjerëzore. Ai është një kriminel me uniformë (shefi i FNSH) që do të marrë përgjigje personale dhe institucionale. Me urdhër politik ka shantazhuar. Nuk mund të largohet do të thotë se nuk përmbush detyrat ligjore. Është përgjegjës për protestën’, tha Bardhi.