
Dhuna e ushtruar nga 4 oficerë policie ndaj producentit muzikor, Michel Zecler ka ngjallur revoltë të madhe në të gjithë Francën.
Ditën e sotme janë organizuar protesta masive në mbështetje të producentit me ngjyrë, ku qytetarë të shumtë janë përplasur me policinë.
Të paktën 81 protestuar janë shoqëruar në komisariat. Pjesëmarrësit janë mes 133 mijë qytetarëve që besohet se kanë dalë në sheshe në mbarë Francën, për të protestuar.
Nga këta, 46 mijë protestues ishin vetëm në kryeqytet, Paris.
Nga përplasja kishte edhe përdorim të sendeve të forta, çka i shkaktoi plagë të lehta rreth 61 oficerë policie. Për të shpërndarë turmën, policia përdori gaz-lotsjellës.
VIDEO: The scene in #Nantes this evening as thousands turn out to protest against Macron’s gagging law. pic.twitter.com/RYWxxxG4pw #MichelZecler #Macron ?? #EU ?? #StopLoiSécuritéGlobale #France ?? #ViolencesPolicières
— Sam Pye (@freddie1999) November 27, 2020