Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
1.5kmh
0 %
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

Dhuna ndaj gazetarit, KF Kastrioti: Po kërkohet të prishet imazhi, Alban Vogli nuk është president i klubit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Klubi i Kastriotit ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku gazetari Eduard Ilnica u dhunua barabarisht nga persona që ai identifikoi si zyrtarë të klubit krutan.

Në komunikatën zyrtare, KF Kastrioti thekson se distanzohet nga çdo veprim i dhunshëm dhe arbitrar që kërkon të prishë imazhin e klubit, ndërsa sqaron se Alban Vogli, personi i arrestuar për ngjarjen, nuk është president por shefi i klubit të sporteve në Bashkinë e Krujës.

albsig

spring

Komunikata zyrtare:

KF Kastrioti dëshiron të informojë gjithë opinionin publik mbi ngjarjet e fundit dhe përbaltjen e emrit të një ekipi elitar të futbollit Shqiptar nga persona që për interesa personale kërkojnë të dëmtojnë imazhin e tij.

“KF kastrioti” është një shoqëri me kapital të kufizuar me 75% të aksioneve private dhe 25% të aksioneve publike ( Bashkia Krujë). Aksionet private zotërohen nga presidenti z.Oltion Shehi, që është edhe president i Klub Futboll Kastrioti.

Përsa i përket prononcimeve të fundit që e etiketojnë  z.Alban Vogli president, po ju informojmë që personi në fjalë është shefi i klubit të sporteve në Bashkinë e Krujës.

Ndaj, çdo incident personal i individëve jashtë fushës së futbollit nuk i përket KF Kastriotit, e as lojtarëve, trajnerëve apo zyrtarëve të Klubit të Futbollit Kastrioti.

Për sa kohë drejtesia nuk është shprehur, ndërkohë që nëpër media qarkullojnë informacionet që gazetari i dhunuar e paska njohur z.Vogli nga fotot, dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se distancohemi zyrtarisht nga çdo veprim i dhunshëm dhe arbitrar që kërkon të prishë imazhin e KF Kastriotit.

Ndërsa përsa i përket pretendimeve të KS Korabit, se një person i pa autorizuar ka qëndruar në pankinën e KF Kastriotit në ndeshjen Korabi-Kastrioti, personi në fjalë është Z.Gazmend Vogli, që në klub mban postin e drejtorit sportiv të KF Kastriotit me kontratë të rregullt pune i çertifikuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Ndaj, personi në fjalë nuk është person i pa autorizuar për të qenë në pankinë siç u shpreh z.Shemsi Prenci në një program televiziv, por është zyrtari i KF Kastriotit, ku sipas rregullores në pankinë lejohet të qëndrojë një zyrtar i klubit të futbollit.

Kemi respektuar çdo rregull të vendosur nga institucioni suprem i futbollit shqiptar dhe kemi paraqitur çdo dokument zyrtar mbi deklaratën e sipër cituar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img