Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dhuna ndaj gazetarit Elvis Hila, reagon AMA: Cënim i lirisë së medias, presim me padurim zbardhjen e aktit të shëmtuar

Shkruar nga Newsbomb
Dhuna ndaj gazetarit Elvis Hila, reagon AMA: Cënim i lirisë së

Autoriteti i Mediave Audiovizive, ka reaguar pas dhunimit të gazetarit, Elvis Hila gjatë mbrëmjes së djeshme.

AMA kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të dhunuesve të gazetarit.

“Ushtrimi i dhunës fizike ndaj një reporteri në detyrë është i papranueshëm

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka përcjellë së fundmi me shumë shqetësim aktin e rëndë të ushtrimit të dhunës ndaj gazetarit audioviziv Elvis Hila në qytetin e Lezhës.

Kërcënimi psikologjik dhe ushtrimi i dhunës fizike ndaj një reporteri në detyrë janë akte të papranueshme, janë cenim i rëndë i standardeve të lirisë dhe pavarësisë së medias.

AMA pret me padurim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij akti të shëmtuar dhe të rrezikshmëm për lirinë e shprehjes.

AMA qëndron krah gazetarit Elvis Hila dhe të gjithë kolegëve të redaksive që punojnë me angazhim dhe përgjegjësi profesionale për informimin e publikut.

 

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE”, thuhet në njoftimin e AMA-s.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese