Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dhuna e Policisë ndaj protestuesve, LSI kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme: Të nisen menjëherë hetimet

Shkruar nga Newsbomb

LSI sot i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme, ku kërkon që të nisin hetimet në lidhje me dhunën e ushtruar nga policia ndaj qytetarëve në protestën kundër çmimeve.

LSI ka dënuar dhunën e ushtruar nga efektivët e policisë në disa qytete të vendit, ndërsa kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet.

“Siç është bërë publike në median vizive, elektronike, television të gjithë jemi bërë dëshmitarë këto ditët e fundit, Shqipëria është përfshirë nga një valë protestash masive ku qytetarë, bujq, fermerë, student, aktivistë të shoqërisë civile, familjarë, akademikë protestojnë kundër rritjes së çmimeve, keqqeverisjes, shpërdorimit të autoritetit public (…)

Ashtu si media e ka transmetuar të gjithë jemi bërë dëshmitarë se si punonjës të caktuar dhe drejtues të policisë së shtetit, kanë urdhëruar e vepruar me forcë dhe në mënyrë shproporcionale ndaj qytetarëve, grave, fëmijëve duke kryer trajtime fizike publikisht deri në nivelin e torturës apo duke i keqtrajtuar ato gjatë shoqërimit”, thuhet në letrën e LSI.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed