Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
51 %
5.7kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
37 °
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Dhomat e Huaja të Tregtisë në Shqipëri tërheqin vëmendjen e qeverisë shqiptare ndaj investimeve të huaja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në një takim të Dhomave Bilaterale në Shqiperi, të mbajtur në zyrat e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Britani e Madhe, përfaqësuesit e Dhomave më me zë në Shqipëri në dt 3 Maj 2017, ranë dakort që të krijojnë një platformë më të mirë të komunikimit midis këtyre institucioneve me qëllim unifikimin e informacionit, thjeshtëzimit të tij në mbeshtetje të kërkesave të investitoreve të huaj që dëshirojnë të vijnë në Shqipëri.

Gjithashtu, edhe 11 Dhoma dhe organizata të tjera të biznesit kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj këtij propozimi. Dhomat Bilaterale të Britanisë, Gjermanisë, Austrisë, Turqisë dhe Dhoma Botërore e Tregtisë IÇ propozuan mbi strukturën dhe ecurinë e këtij bashkëpunimi.

Takimi u drejtua nga Drejtuesi i Lartë i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Britani e Madhe Lordi Ëatson i Richmond dhe Presidenti i saj zoti Zenel Hoxha.

Takimi zgjati për më se një ore e gjysëm dhe pjesmarrësit ishin unanim në faktin se investitorët e huaj në Shqipëri ndeshen me vështirësi reale, duke përfshirë mungesën e transparencës në kriteret e vendimarrjes dhe politikë bërjes në Parlament por edhe në implementimin e këtyre vendimeve nëpërmjet nën ligjeve mbështetëse. Kjo në përgjithësi krijon problematika që con në ceshtje gjygjesore te cilat marrin jasht mase shume per tu zgjidhur ne gjykata dhe gjithashtu marveshjet pesojne ndryshime arbitrare te kushteve fillestare duke cuar ne cvleresimin apo tjetersimin e oportunitetit te biznesit per te cilen kompanite kane investuar.

Gjithashtu te pranishmit theksuan se kane bindjen se nje pjese e mire e deputeteve apo politikaneve ne pergjithesi nuk arrijne te kuptojne nevojat e biznesit dhe rrjedhimisht u ra dakort unanimisht qe te pergatitet nje deklarate e Dhomave Bilaterale ku te listohen kerkesat per garanci qe kerkojne investitoret e huaj, per te fituar besimin e tyre dhe investimet e tyre.

Te gjithe te pranishmit ishin dakort me potencialin ekonomik qe ka Shqiperia, ne shume sektore si minierat, turizmi dhe bujqesia dhe gjithashtu ishin te njejtin mendim kur shprehen kritiken e tyre per mos shfrytzimin e ketyre potencialeve dhe mbajtjes se tyre jasht perdorimit per interesa te ngushta klienteliste.

Grupi do te dergoje dokumentin e perbashket ne Parlament dhe mirpret rritjen e dialogut me partite ne pushtet dhe opozitare pas zgjedhjeve parlamentare. Dhomat Bilaterale do te takohen serisht ne Qershor,kesaj here ne zyrat e Dhomes Nderkombetare te Tregtise IÇ Albania

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img